Mediumi qeveritar serb: Njësia Speciale po e bastis një fabrikë në Zubin Potok

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 11:57
Mediumi qeveritar serb: Njësia Speciale po e bastis një fabrikë në Zubin Potok

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës rreth orës 10:00 të mëngjesit kanë hyrë në ambientet e fabrikës së veglave “Lola” në Zubin Potok. Siç shkruan “Kosovo Online”, policia ka bërë një kontroll të objektit dhe rreth zonës së fabrikës.

Sipas këtij mediumi, në këtë aksion të Policisë së Kosovës kanë qenë rreth 50 policë.

Ndërkohë raportohet se në fabrikë s’ka pasur njeri gjatë bastisjes meqë ajo është jofunksionale prej vitesh.

(Kosova Sot Online)