Vjosa Osmani takon ambasadorët e QUINT’it në NATO, tregon çfarë diskutoi me ta

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 13:09
Vjosa Osmani takon ambasadorët e QUINT’it në NATO, tregon çfarë diskutoi me ta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë vizitës në selinë e NATO’s në Bruksel është takuar edhe me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT’it në NATO, ShBA’së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se me ta ka diskutuar për sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin konstruktiv të Kosovës.

“Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin konstruktiv të Kosovës. Eksploruam bashkërisht mundësi kreative për përparim në kohë reale dhe integrim euroatlantik”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)