Haxhiu i reagon Deliu-Kodrës: Veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ke përfituar paligjshëm

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 13:52
Haxhiu i reagon Deliu-Kodrës: Veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ke përfituar paligjshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e paditi për shpifje lidhur me deklaratën e saj se ajo ka marrë 2.500 euro mëditje pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haxhiu shkruar se do ta publikojë raportin financiar, i cili siç u shpreh ajo dëshmon që Deliu-Kodra nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme.

“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë.

Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”, ka shkruar Haxhiu.Po ashtu përmes reagimit të saj, Haxhiu theksoi se veprimi i duhur i Deliu-Kodrës do të ishte “Kthim i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”.

“Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht.

Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook Haxhiu.

(Kosova Sot Online)