Lansohet forma e aplikimit për subvencionim të energjisë, kush mund të përfitojë dhe sa është shuma e subvencionit

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 14:14
Lansohet forma e aplikimit për subvencionim të energjisë, kush mund të përfitojë dhe sa është shuma e subvencionit

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është lansuar forma e aplikimit për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cënueshme,përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, është publikuar edhe linku ku mund të aplikohet.

Murati u ka bërë thirrje aplikuesve që të sigurohen se të dhënat janë të sakta, sidomos shifra e konsumatorit, meqë siç ka thënë subvencioni do të bëhet direkt në faturë.

Sipas tij, nga kjo mund të përfitojnë të gjitha familjet me të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro/muaj/anëtar, kualifikohen për të aplikuar për subvencionim.

Murati ka thënë se shuma e subvencionit të plotë shkon deri në 900 kËh/vit për një anëtar, dhe do të jetë e shpërndarë nëpër muajt e dimrit.

(Kosova Sot Online)