Jasharaj: Deklarata e Nagavcit ishte skandaloze kur tha se po e ruajmë buxhetin Kosovës

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 14:14
Jasharaj: Deklarata e Nagavcit ishte skandaloze kur tha se po e ruajmë buxhetin Kosovës

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, tha se lajmi i dhënë për librat nga ministrja Nagavci ka qenë tepër i keq e se ajo “nuk takohet me ne nga inati i grevave”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kjo që ndodhi tani, lajmi i parë ishte i keq dhe lajmi i dyte ishte më i keq. Konsideroj që tekstet shkollore të jenë të reja që nga klasa 1 deri 9 dhe ato të dhurohen e jo nga libraritë”.

Sipas tij, deklarata e Nagavcit ishte edhe më skandaloze kur tha se po e ruajnë buxhetin Kosovës.

“Deklarata e Nagavcit ishte edhe më skandaloze kur tha se po e ruajmë buxhetin Kosovës e harroi që librat janë në librari e ata mund t;i rrisin çmimet. Ka 7 muaj që Nagavci nuk takohet me ne nga inati i grevave.  Paska ndonjë mësimdhënës që po u bënë presion fëmijëve për mungesë të teksteve. Ne po përballemi vazhdimisht me mësimdhënësit që po përballen me sëmundje të rënda e po shkojnë në shkolla që të mos e humbasin vendin e punës, duhet të ju ndahet një buxhet dhe ato vende të zëvendësohen”, tha ai.

 

(Kosova Sot Online)