Arrestohet një person pasi ishte i dënuar për vjedhje të pyjeve

  • A P /
  • 08 September 2023 - 15:12
Arrestohet një person pasi ishte i dënuar për vjedhje të pyjeve

Në orët e paradites së sotme, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, është arrestuar një person në Shtime i cili ishte dënuar për veprën “Vjedhje e pyjeve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari, me iniciale Xh.A., i moshës 42 vjeçar, ka qenë i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Policia ka njoftuar se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” me dënim burgimi prej 2 muajve, i cili pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)