Dikush e incizoi duke bërë tejkalim në vijë të plotë, gjobitet shoferi në rrugën Gjilan-Prishtinë

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 15:19
Dikush e incizoi duke bërë tejkalim në vijë të plotë, gjobitet shoferi në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një shofer në rrugën Gjilan-Prishtinë, është gjobitur, pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”.

(Kosova Sot Online)