Ferizaj: Një 29-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 15:52
Ferizaj: Një 29-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Një 29-vjeçar ka vdekur sot në Ferizaj, ku dyshohet se ka bërë vetëvrasje në në një objekt banesor në ndërtim e sipër, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Emin Duraku’ në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person ,mashkull i moshës rreth 29-vjeçare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.

(Kosova Sot Online)