Fotiou: Qipro vazhdon të mbajë qëndrimin për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 17:25
Fotiou: Qipro vazhdon të mbajë qëndrimin për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i ri i Qipros në Serbi, Andreas Fotiou, ka thënë se shteti i tij vazhdon të mbajë qëndrimin për mos njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këta e ka thënë ai në një takim me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq.

Orliq ka falënderuar Qipron “për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë” dhe për qëndrimin që Qipro ka mbajtur në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

(Kosova Sot Online)