Kurti: Arritje e jashtëzakonshme, Kosova nikoqire e 'Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030'

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 17:56
Kurti: Arritje e jashtëzakonshme, Kosova nikoqire e 'Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030'

Për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030,  ka fituar të drejtën Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rreth kësaj ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e cilësoi si arritje historike.

Kurti gjithashtu uroi të gjithë për këtë arritje.

“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, shkroi Kurti.


(Kosova Sot Online)