Osmani: Ky është një triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 18:50
Osmani: Ky është një triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar

Vendimin për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare në Prishtinë, e ka mirëpritur pPresidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se ky është një triumf I jashtëzakonshëm I sportit Kosovar.

“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.

Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar Osmani në një postim në “Facebook”. 


(Kosova Sot Online)