Rohde: Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e 'Lojërave Mesdhetare në vitin 2030'

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 19:05
Rohde: Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e 'Lojërave Mesdhetare në vitin 2030'

Për vendimin që Lojërat Olimpike Mesdhetare të mbahen në Prishtinë, ka uruar ambasadori gjerman, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde ka thënë se ky vendim shënon fillimin e një rrugëtimi emocionues për organizatorët.

“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030!  Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale.

#Lojëra Mesdhetare2030”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)