Gjendet i vdekur një person në një arë në Rahovec

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 09:45
Gjendet i vdekur një person në një arë në Rahovec

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një personi, pasi është gjetur i vdekur në arat e tij në fshatin Pataqan i epërm në Rahovec, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Pataqan i epërm, Rahovec. 08.09.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)