Kaçanik: Policia gjuhet me gurë derisa sekuestronte veturën me dru ilegal

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 10:05
Kaçanik: Policia gjuhet me gurë derisa sekuestronte veturën me dru ilegal

Disa zyrtarë policorë janë sulmuar dje në fshatin Ivajë të Kaçanikut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë.

Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rati lidhur me këtë ngjarje është në hetime.

(Kosova Sot Online)