Arrestohet pejani, Policia i gjen drogë në shtëpi

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 11:30
Arrestohet pejani, Policia i gjen drogë në shtëpi

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Pejë, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)