Autoriteti i Konkurrencës del me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 11:56
Autoriteti i Konkurrencës del me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka dalë me një paralajmërim për shtëpitë botuese dhe libraritë, lidhur me tekstet shkollore, përcjell “Kosova Sot Online”.

AKK’ja ka bërë me dije se gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.

AKK ka thënë se këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

(Kosova Sot Online)