Vjosa Osmani solidarizohet me popullin maroken pas tërmetit vdekjeprurës

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 12:48
Vjosa Osmani solidarizohet me popullin maroken pas tërmetit vdekjeprurës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar forcë e shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok, përcjell “Kosova Sot Online”.

E para e shtetit iu shprehu ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre sot.

“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se Maroku është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, i cili i la të vdekur 820 persona ndërsa 720 janë të lënduar.

(Kosova Sot Online)