Policia zbulon sasi floriri dhe para në Shtërpcë

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 13:39
 Policia zbulon sasi floriri dhe para në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka sekuestruar një sasi të floririt dhe një shumë të parave në Shtërpcë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me datën 08.09.2023 rreth orës 21:06 policët e stacionit në Shtërpcë, derisa ishin në zbatim të planit operativ ‘’Goditja’’ në pikë kontrolli, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës kanë ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, në veturë në një qantë janë gjetur sasi e floririt rreth 600 gram (gjerdan, zinxhirë, byzylykë dhe unaza) pa dokumente dhe një shumë e parave, të cilat më pas janë konfiskuar”, njofton Policia.

Tutje, Policia njofton se i dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë pas intervistimit nga policët hetues.

(Kosova Sot Online)