Ambasadori italian deklarohet pas takimit me ministrin Maqedonci

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 17:50
Ambasadori italian deklarohet pas takimit me ministrin Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në takim u shpreh angazhimi për avancim të bashkëpunimit në dikasterin që drejton Maqedonci.

“Ambasadori De Riu zhvilloi një takim të frytshëm njoftues me ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Atasheun e Mbrojtjes të Italisë. Ata shprehën angazhimin e tyre për avancimin e programeve të bashkëpunimit, duke theksuar rolin e Italisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj brenda KFOR’it”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)