Digjet një shtëpi në Gjilan

  • A.P /
  • 10 September 2023 - 09:27
Digjet një shtëpi në Gjilan

Në Gjilan, raportohet se është djegur një shtëpi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas ankuesit ajo ishte e vjetër rreth 200 vjeçare.

E njëjta ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur. Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri.

“Gjilan 09.09.2023. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur. Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)