Shkupi sot mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, merr pjesë Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 08:06
Shkupi sot mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, merr pjesë Vjosa Osmani

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunitë ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Aty liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të ballkanit në BE.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

(Kosova Sot Online)