Drenas: Djali i kanos me vrasje prindërit teksa ktheheshin nga një aheng familjar

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 09:06
Drenas: Djali i kanos me vrasje prindërit teksa ktheheshin nga një aheng familjar

Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi në gjendje të dehur i ka kanosur prindërit e tij me vrasje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e policisë thuhet se në momentin kritik ata ishin duke u kthyer nga një aheng familjar.

E mosmarrëveshja kishte të bënte me përdorimin e veturës.

“Gllogoc 10.09.2023 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, duke u kthyer nga një aheng familjar me prindërit e tij, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e veturës, të njëjtit i ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)