Albin Kurti e emëron Emin Hoxhajn Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 11:11
Albin Kurti e emëron Emin Hoxhajn Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar Emin Hoxhajn në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vendimin që është marrë sot, Zyra e Kryeministrit ka dhënë një biografi të shkurt për Hoxhajn.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)