Vdes në një aksident 28-vjeçarja shqiptare në Greqi

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 11:39
Vdes në një aksident 28-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 28-vjeçare nga Shqipëria ka vdekur në një aksident në autostradën Athinë-Korinth, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një makinë është përplasur me motoçikletën dhe 28-vjeçarja me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia.

(Kosova Sot Online)