Osmani pas Pendarovskit, takohet me presidentin e Kroacisë

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 11:47
Osmani pas Pendarovskit, takohet me presidentin e Kroacisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviqin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky takim u mbajt para nisjes së punëve në Procesin e Brdo Brijunit.

Atje liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.

(Kosova Sot Online)