Të enjten seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore, shtyhet interpelanca e Kurtit për Berishajn

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 12:34
Të enjten seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore, shtyhet interpelanca e Kurtit për Berishajn

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seancë e rregullt. Përderisa interpelanca e kryeministrit Kurtit për rastin e ambasadorit Martin Berishaj është shtyrë për afat të pacaktuar.

“Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Me 14 shtator mbahet seanca e radhës, në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra”.

“Interpelanca për ambasadorin Martin Berisha, është shtyrë për një kohë tjetër, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe deputetët e PDK-së”.

“Presim një sesion të mbarë vjeshtor. Natyrisht që opozita ka format e saj, por ne presim angazhim maksimal”.