Vjosa Osmani: Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 12:53
Vjosa Osmani: Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit

Në Shkup ka nisur Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin Brdo-Brione, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentët e disa shteteve derisa ka thënë se Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike.

“Falendëroj Presidentët Pendarovski, Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Bërdo-Brione. Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkroi Osmani në Facebook.

(Kosova Sot Online)