Humbi ndenjat në çerdhe, 4-vjeçari vdes në spital të Burrelit

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 13:21
Humbi ndenjat në  çerdhe, 4-vjeçari vdes në spital të Burrelit

Një fëmijë 4 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital sot në Burrel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në çerdhe.

Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri ka humbur jetën në spital.

“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia

(Kosova Sot Online)