Dalin pamje nga vendi ku u vra një person në Podujevë

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 13:46
Dalin pamje nga vendi ku u vra një person në Podujevë

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Raportohet se personi i vrarë është është 30 vjeçari Valmir Breznica, i njohur me nofken “Dhia”.

(Kosova Sot Online)