Detaje të reja: Viktima në Podujevë dyshohet se u vra nga një i mitur

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 14:13
Detaje të reja: Viktima në Podujevë dyshohet se u vra nga një i mitur

Nga një vrasje që ka ndodhur mesditë, Podujeva është tronditur sot,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Valmir Breznica është qëlluar për vdekje në një market në Podujevë.

Burime bëjnë të ditur se i Breznica është qëlluar nga një person i moshës së mitur.

Dyshohet se dorasi është rreth 15 vjeçar. Në këtë incident ka mbetur e plagosur gruaja e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur” thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)