Kjo është gjendja shëndetësore e gruas e cila ka mbetur e plagosur sot në Podujevë

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 15:04
Kjo është gjendja shëndetësore e gruas e cila ka mbetur e plagosur sot në Podujevë

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I vrarë ka mbetur burri ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij.

Detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore, ka dhënë Bedri Hyseni, drejtori i ekipsër së emergjencës në Podujevë.

Hyseni ka thënë se e njëjta është plagosur në regjionin e barkut nga arma e zjarrit.

“Për momentin e kemi dërgu për në emergjencë në Prishtinë, ka një plagë në regjionin e barkut nga arma e zjarrit”, ka thënë Hyseni.

(Kosova Sot Online)