Osmani: Që qytetarët të mos na ikin në Shkup dskutuam për ta ndihmuar njëri-tjetrin

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 15:41
Osmani: Që qytetarët të mos na ikin në Shkup dskutuam për ta ndihmuar njëri-tjetrin

Në Shkup, është diskutuar për procesin në anëtarësimit dhe për probleme të tilla si ikja e qytetarëve në Perëndim, ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tha pas takimit në kuadët të Bërdo-Brionit se diskutuan “për hapa konkretë se si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, por mbi të gjitha, shtoi ajo, “për instrumente financiare ose instrumente të tjera nga ana e BE-së në të cilat ne duhet të kemi qasje në mënyrë që të ofrojmë perspektivë shumë më të mirë ekonomike për të gjithë qytetarët tanë”.

Ajo e vlerësoi këtë takim si “ndoshta më konstruktivi i procesit të Bërdo-Brionit që e kemi pasur ndonjëherë”.

Për çështjen e anëtarësimit, Osmani tha se “ka ardhë koha që të shohim hapa konkretë edhe nga ana e Bashkimit Europian sa i përket procesit të anëtarësimit të shteteve demokratike të Ballkanit Perëndimor”.

“…Sepse fatkeqsisht siç e keni parë në procesin e liberalizimit të vizave, i cili edhe pse i ndarë, është dëshmuar që shpeshherë që edhe kur plotësohen kriteret, pastaj përgjigjja apo veprimi nga ana e BE-së është shumë e vonshme”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)