Krasniqi: A e dini se Albin Kurti ka qenë në dijeni për secilin skandal!

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 16:07
Krasniqi: A e dini se Albin Kurti ka qenë në dijeni për secilin skandal!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për zhvillimet në vend e në partinë që ai e drejton,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krasniqi ka kritikuar punën e Qeverisë së Kosovës e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të tretë të qeverises.

Kreu i PDK-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një lider me prirje totalitare dhe ka kontroll në gjithë Qeverinë e madje edhe në pariti dhe cdo segment, pasi ai dëshiron ta ketë kontrollin e gjithçkaje.

Krasniqi tutje është shprehur se Kurti ka qenë në dijeni për secilin skandal që ka qenë i përfshirë secili nga vartësit e tij.

(Kosova Sot Online)