Prokuroria jep detaje për vrasjen në Podujevë

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 16:11
Prokuroria jep detaje për vrasjen në Podujevë

Për t’i mësuar rrethanat e vrasjes në Podujevë, Prokuroria Themelorei ka ndërmarrë veprimet hetimore,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj i tha se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda doli në vendin e ngjarjes me të pranuar informatën për vrasjen e një burri në mesditë.

“Sipas informatave fillestare, në rrugën “Zahir Pajaziti” Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore”, tha Ulaj.

Aktualisht, ajo bëri të ditur se “Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”.

Gruaja e viktimës u raporua se mbeti e plagosur. Gjendja shëndetësore e saj nuk është bërë fort e qartë. Ajo po trajtohet në Klinikën Emergjente në QKUK.

(Kosova Sot Online)