Viktimat e 11 shtatorit në SHBA i nderon edhe FSK

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 16:29
Viktimat e 11 shtatorit në SHBA i nderon edhe FSK

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nderuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit, që kanë ndodhur 22 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit, “sot në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u rreshtuan ushtarë, nënoficerë e oficerë të Kosovës duke lëshuar flamujt në gjysmë shtizë, për të qenë më afër familjeve e popullit amerikan siç ishin ata me ne në kohët më të vështira”.

(Kosova Sot Online)