Grafiti 'Kur ushtria të kthehet në Kosovë' shfaqet edhe në këtë vend

  • A P /
  • 11 September 2023 - 16:52
Grafiti 'Kur ushtria të kthehet në Kosovë' shfaqet edhe në këtë vend

Raportohet se një grafit ku shkruan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është shfaqur në oborrin e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut. Grafiti, i shkruar me shkronja cirilike, është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Serbisë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi se për përmbajtjen e këtij grafiti, autoritetet e rendit janë informuar përmes rrjeteve sociale.

Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po konsultohet me prokurorin për këtë rast.

(Kosova Sot Online)