Shtëpia e Bardhë i kërkon Koresë së Veriut që të mos i japë armë Rusisë

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 18:46
Shtëpia e Bardhë i kërkon Koresë së Veriut që të mos i japë armë Rusisë

Shtëpia e Bardhë i kërkon Koresë së Veriut që “të mos i ofrojë apo shesë armë Rusisë”, pasi Pheniani dhe Moska thanë të hënën se Kim Jong Un do të udhëtonte në Rusi me ftesë të Vladimir Putin,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Siç e kemi paralajmëruar publikisht, diskutimet e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut pritet të vazhdojnë gjatë udhëtimit të Kim Jong-Un në Rusi”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson në përgjigje të njoftimit të Rusisë dhe Koresë së Veriut.

“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veritu që të respektojë angazhimet publike që Pheniani ka marrë për të mos ofruar apo shitur armë Rusisë.”, shtoi ajo.

Vetëm javën e kaluar, SHBA paralajmëroi se Kim Jong Un mund të udhëtojë në Rusi për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për t’i ofruar armë vendit ndërsa ai zhvillon luftën e tij në Ukrainë dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se negociatat e armëve midis dy vendeve “po përparojnë në mënyrë aktive”.

(Kosova Sot Online)