Roth: Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe është parakusht për çfarëdo progresi

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 19:09
Roth: Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe është parakusht për çfarëdo progresi

Palës kosovare që t’i hedh propozimet për Asociacionin në tavolinë që ky proces të bëhet më i dukshëm, i ka kërkuar Michael Roth, deputet gjerman, që është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aty Roth ka thënë se Asociacioni është parakusht për çfarëdo progresi.

“Jam i bindur se të gjitha palët e dinë se Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe në Veri të Kosovës është parakusht për çfarëdo progresi. Por, pyetja 1 milion dollarëshe është se si është struktura, si mund të funksionojë. Do të ishte ndihmuese, nëse miqtë tanë këtu në Kosovë propozojnë disa ide në tavolinë, që ta bëjnë procesin më transparentë dhe më të dukshëm. E di se disa miq dhe aleatë nuk janë të lumtur me idetë gjermane dhe franceze, por është një iniciativë për ta kapërcyer status quonë që është barrë për Kosovën. Mendoj se Serbia ndihet më rehat me status quonë politike. E di se janë disa thashetheme për Serbinë e Madhe se ajo ekziston ende në mendjet e liderëve në Serbi. Kjo mund të jetë ashtu, por në fund jam shumë  i sigurt se kjo ide, kjo ëndërr ky vizion për Serbinë e Madhe nuk do të realizohet kurrë. Kjo ide destabilizon Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën” ka thënë deputeti gjerman.

(Kosova Sot Online)