Kurti me Krajën flasin për projektin e enciklopedisë shqiptare

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 19:17
Kurti me Krajën flasin për projektin e enciklopedisë shqiptare

Me Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikun Mehmet Kraja,  u takua sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit të Kosovës, të hënën.

Në takim u theksua rëndësia e projektit madhor mbi enciklopedinë shqiptare, i nisur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të vitit të kaluar.

Akademiku Kraja shprehu përkushtimin e tij dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për hartimin e Enciklopedisë shqiptare, teksa e njoftoi kryeministrin me punën dhe arritjet kryesore të Akademisë.

(Kosova Sot Online)