"Serbia mundohet që me çdo strategji ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës"

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 08:27

Specialisti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkim Iseni, i ka komentuar deklaratat ish-ministrit gjerman për Evropën Michael Roth, gjatë takimeve të tij me udhëheqësit e shtetit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Serbia mundohet që me çdo strategji të marrë ndonjë pjesë të Kosovës.

Iseni tha se Roth e ka demaskuar qasjen e shtetit serb ndaj Kosovës.

“Serbia e humbi betejën por ende konsideron se nuk e ka humbur betejën në Kosovë dhe mundohet që me çdo strategji ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës, ose për të kontrolluar territore që i kanë synuar historikisht”, tha Iseni.

(Kosova Sot Online)