Gjilan: Iu gjet cigare me substancë narkotike, gjatë arrestimit i dyshuari sulmon fizikisht policin

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 09:57
Gjilan: Iu gjet cigare me substancë narkotike, gjatë arrestimit i dyshuari sulmon fizikisht policin

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur cigare me substancë të dyshuar narkotike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se gjatë arrestimit të tij, i njëjti ka rezistuar dhe e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, i dyshuari tjetër bëhet e ditur se e ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.

“Gjilan, 11.09.2023-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)