Qëlloi me armë sportive macen, përfundon në polici 39-vjeçari në Tiranë

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 10:44
Qëlloi me armë sportive macen, përfundon në polici 39-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat një 39-vjeçar, pas publikimit në rrjete sociale të një videoje ku e qëllonte me armë një mace, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia sqaron se pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe shoqërimin e autorit.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S. K., për veprat penale “Keqtrajtimi i kafshës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(Kosova Sot Online)