Arratiset një i burgosur nga Dubrava, ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 11:41
Arratiset një i burgosur nga Dubrava, ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës

Një i burgosur është arratisur nga Qendrës Korrektuese e Dubravës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në momentin e arratisjes ai ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.

Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se K.B ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës. I njëjti ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024. Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, kanë njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

(Kosova Sot Online)