BE publikon agjendën, ka takim Kurti-Vuçiq

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 13:24
BE publikon agjendën, ka takim Kurti-Vuçiq

Bashkimi Europian ka publikuar agjendën e takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet me datën 14 shtator në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE ka njoftuar se Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, të cilët do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së.

(Kosova Sot Online)