Kurti takohet me ministrin izraelit të Turizmit

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 14:13
Kurti takohet me ministrin izraelit të Turizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi i Kurtit me ministrin Katz është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë.

Ministri Haim Katz gjatë së hënës është takuar edhe me Grupin e Miqësisë Kosovë-Izrael në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)