Rizvanolli: Ja sa aplikime kemi pranuar deri më tani për subvencionim të pajisjeve

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 15:14
Rizvanolli: Ja sa aplikime kemi pranuar deri më tani për subvencionim të pajisjeve

Ende pa u bërë një muaj, kemi pranuar 2 mijë e 781 aplikime për subvencionim të pajisjeve,  ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë  Artane Rizvanolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rizvanolli ka shkruar se aplikimet dhe më tutje vazhdojnë të jenë të hapura. Derisa ka publikuar sërish linkun për aplikim.

Postimi i plotë i Rizvanollit:

Ende pa u bë një muaj dhe kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve.

Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.

Për t’u informuar më shumë rreth subvecnionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9

Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467

Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468


(Kosova Sot Online)