Presidenti serb: “Temë kryesore” në Bruksel do të jetë siguria e serbëve

  • E.K /
  • 12 September 2023 - 15:28
Presidenti serb: “Temë kryesore” në Bruksel do të jetë siguria e serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në vazhdimin e dialogut në Bruksel, një nga “temat kryesore” do të jetë siguria e serbëve në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka thënë këtë duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ai do të insistojë në çështjen e “kërcënimit të sigurisë së serbëve të Kosovës”, duke qenë se “dje ka ndodhur një sulm dhe rrahje e një të riu serb nga Graçanica, si dhe është djegur shtëpia e të kthyerve në komunën e Vushtrrisë”.

Vuçiqi ka thënë se për këtë tashmë ka biseduar me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Ai ka shtuar se kjo temë do të jetë kryesore në ditën e enjte.

“Gjithçka që mund të them për këtë është se tashmë kam biseduar me Lajçakun dhe e kam vënë në dukje “këtë problem”. Kjo do të jetë tema kryesore të enjten”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)