Buta: Djegia e veturës nuk ishte motivi i vrasjes së viktimës në Ferizaj

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 17:20
Buta: Djegia e veturës nuk ishte motivi i vrasjes së viktimës në Ferizaj

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj të martën ka vazhduar seanca ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, i cili akuzohet se privoi nga jeta G.H, më 28 maj 2022, me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij, Betim Januzit i njohur me nofkën “Buta”. Por, ky i fundit gjatë dëshmisë para gjykatës tha se djegia e veturës së tij nuk ishte motivi i vrasjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Buta tha se vetura ishte e tij dhe jo e vëllait të tij, e që e njëjta ishte djegur 3-4 muaj para se të ndodhte ky rast dhe se e kishte të siguruar “full kasko”.

Dëshmitari tha se në ditën kritike kishte pasur koncert në Prizren, ku kishte qenë së bashku me vëllain e tij Qëndrimin, pasi që të njëjtin e kishte pasur menaxher, ndërsa pas mesnatës ishin kthyer në Ferizaj.

“Për në Prizren jemi nisur diku ka ora 09:00, ndërsa më kujtohet që jemi kthyer rreth orës 00:00-00:30 pas mesnatës, dhe me t’u kthyer unë së bashku me Qëndrimin dhe me një person të quajtur Rinor, dhe si zakonisht ku e vendosemi veturën atë natë ka qenë duke vozitur Rinori dhe ka marrë veprimin për ta vendosur veturën në garazh tek kompleksi banesor SNA, e që unë në një distancë prej 10-15 metra nga dera e garazhës e kam vërejtur se ka qenë i ndjeri me dy persona të tjerë”, tha “Buta”.

Ai sqaroi se më vonë e kishte kuptuar se kanë qenë katër persona dhe jo tre.

Tutje, i njëjti tha se ishte kthyer në banesë, ndërsa Qëndrimi e kishte telefonuar një shok të tij i quajtur Besnik Berisha, për të cilin dëshmitari tha se nuk e dinte se çfarë pune ka pasur Qëndrimi me të

(Kosova Sot Online)