Rama: Narko-testi duhet të fillojë prej kryeministrit e presidentes

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 18:11
Rama: Narko-testi duhet të fillojë prej kryeministrit e presidentes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është PRO që zyrtarët e shtetit ta bëjnë testin e përdorimit të narkotikëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ideja e narko-testit u diskutua pas arrestimit të asambleistit të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci për trafikim droge. Rama tha se nuk frikësohet që ta bëjë këtë test.

“Absolutisht… Absolutisht nuk frikësohem. Mundemi me e bë sot, tash. Pa kurrfarë problemi”, tha Rama.

Por, ai tha se do të duhej që kjo të fillonte prej majes.

“Unë mendoj që duhet me fillu prej kryeministrit, presidentes e poshtë”.

“Duhet me ditë populli prej kujt po qeveriset, në çfarë niveli psiqik, mendor janë”, tha Rama.

“Nëse është iniciativë e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë absolutisht jam pas saj. Ta bëjmë për të gjithë”.

(Kosova Sot Online)