Danimarka do t’i japë Ukrainës 833 milion dollarë

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 19:07
Danimarka do t’i japë Ukrainës 833 milion dollarë

Danimarka ka vendosur t’i japë Ukrainës edhe 833 milionë dollarë, kryesisht për financimin e mbrojtjes ajrore, municionit dhe tankeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu deklaroi ministria daneze e Mbrojtjes.

“Që Ukraina të jetë në gjendje të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë, është thelbësore që vende si Danimarka të ruajnë mbështetjen e tyre ushtarake dhe ekonomike”, shtoi ministri Troels Lund Poulsen.

Përpara këtij financimi të ri, ndihma totale e Danimarkës e premtuar për Ukrainën ishte 1.96 miliardë dollarë.

“Ne po e bëjmë këtë sot me kontributin më të madh financiar danez deri më tani,” tha Poulsen

(Kosova Sot Online)